Qytetarët e Mbretëria e Bashkuar do të mund të marrin energji elektrike falas, por me një kusht – ta përdorin atë në periudha kur ka tepricë të energjisë në sistem.
Operatori kombëtar i sistemit energjetik (NESO) ka prezantuar një program të ri që stimulon konsumin në ditë dhe orë kur kërkesa është e ulët, si fundjavat, festat apo ditët më të ngrohta.
Si funksionon?
Familjet që kanë matës inteligjentë do të shpërblehen nëse përdorin pajisje si:
lavatriçe
enëlarëse
karikues për automjete elektrike
në periudha kur ka tepricë energjie.
Shpërblimi do të vijë përmes furnizuesve të energjisë ose përmes aplikacioneve të veçanta.
Pse po zbatohet kjo masë?
Kërkesa për energji zakonisht është më e ulët gjatë fundjavave dhe në periudha më të ngrohta. Në të njëjtën kohë, prodhimi nga burime të rinovueshme si era dhe dielli shpesh krijon tepricë energjie.
Me këtë masë synohet:
balancim më i mirë i sistemit energjetik
rritje e sigurisë energjetike
ulje e kostove nga “humbja” e energjisë
Humbje të mëdha nga teprica e energjisë
Vetëm në vitin 2025, Mbretëria e Bashkuar ka paguar rreth 1.5 miliardë paund për energjinë nga turbinat e erës që nuk është përdorur.
Skema e re synon ta zvogëlojë këtë problem duke i nxitur qytetarët të konsumojnë energjinë kur ajo është në tepricë.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?
Për shkak të rritjes së çmimeve të gazit dhe naftës, gjithnjë e më shumë familje në Britani po orientohen drejt paneleve diellore dhe pompave termike.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se çmimet e energjisë mund të mbeten të larta edhe për disa vite, ndërsa stabilizimi i plotë pritet pas vitit 2027.