Skip to content
Kryepolici Skënder Hita ka përjashtuar nga policia Uljan Shpatarakun. Ky i fundit njihet si një nga oficerët e policisë që ishin më afër ish-drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda.Shpataraku mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.Kujtojmë që Shpataraku u pezullua nga detyra më 4 mars 2026, me urdhër të drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga për “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”.