Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar forcimin e masave për të goditur shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, kryesisht në gjimnazet e vendit.
Mësohet se përmes një telegrami drejtuar drejtorive vendore të policisë dhe departamenteve, Hita ka kërkuar rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe ndërhyrjen e menjëhershme ndaj shpërndarësve të drogës brenda perimetrit të shkollave.
Ky urdhër erdhi pas analizës së problematikave gjatë vitit shkollor 2024-2025 dhe pas shqetësimit të një prindi, i cili raportoi se fëmijës së tij i ishte ofruar kanabis pranë një gjimnazi në kryeqytet.
Hita ka kërkuar kryerjen e kontrolleve periodike dhe të befasishme, jo vetëm me patrulla të dukshme, por edhe me agjentë civilë.
Gjithashtu, efektivët duhet të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me oficerët e sigurisë në shkolla dhe me drejtuesit e institucioneve për nxënësit problematikë, për të adresuar konflikte, mbajtjen e armëve të ftohta, si dhe identifikimin e subjekteve që tregtojnë produkte të ndaluara si alkool dhe duhan për të rinjtë nën 18 vjeç, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE