Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Dikur aleatë, Monika Kryemadhi akuza të forta Lulzim Bashës: I paguan para

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on Dikur aleatë, Monika Kryemadhi akuza të forta Lulzim Bashës: I paguan para
Views: 1,796

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një video në rrjetet sociale ka hedhur akuza të forta ndaj ish-aleatit të saj, Lulzim Basha, duke thënë se ai qëndron pas sulmeve denigruese ndaj saj dhe familjes së saj në disa portale.

Kryemadhi paralajmëron Bashën se dosja për lobimet ruse në SHBA pritet të hapet së shpejti nga SPAK.

Më tej, ish-politikania paralajmëron edhe gazetarët që marrin para nga Basha, të cilët sipas saj mund të jenë të lidhur me burime financiare ruse.

Kryemadhi: “E kuptoj që jeni të shqetësuar për fushatën shpifëse dhe denigruese ndaj meje, por mos u shqetësoni. Unë mendoj se pseudogazetarët, që shpërndajnë lajme siç shpërndajnë edhe gjëra të tjera, mund të ndikojnë në jetën time apo në përditshmërinë time.

Por do t’iu them vetëm dy gjëra. Ka kohë që portale të vogla, që kanë burime financiare në zyra ose në serva, kanë nisur një fushatë denigruese ndaj meje dhe familjes sime. Nuk kam asnjë lloj problemi, pushka top iu bëftë, por dua t’iu kujtoj vetëm një gjë: e zbulova se kush ishte investitori strategjik i tyre, dhe nuk ishte njeri tjetër veçse ish-luftëtari im i opozitës, Lulzim Basha, të cilin e vlerësoj për guximin që ka, sepse është investuar edhe në mediat e “showbizit” politik dhe gazetarë përtej politikës.

Lidhjet që ka ai janë si të një ish-studenti të Soros dhe me gazetarë që deri më sot janë paguar nga fondacionet e tij, por dua t’iu theksoj dy gjëra: Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet. Kur të merrni ato zarfera me lekë, të dini origjinën e atyre parave, sepse nesër mund të thuhet se me para ruse është financuar media e lirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Interesting

Post navigation

Previous Post: E fundit! Qeveria greke jep 150 euro për çdo fëmijë, përfitojnë mijëra familje shqiptare.
Next Post: Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare sh*kon udhëtarët me atë që FSHIHTE në çantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme