Diaspora thyen çdo rekord për zgjedhjet e 7 qershorit, ja per ke do te votojn

Views: 6

Interesimi i diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon të rritet ndjeshëm. Sipas të dhënave të fundit, mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Procesi i regjistrimit ka nisur më 6 maj dhe do të vazhdojë deri më 17 maj, ndërsa interesimi i bashkatdhetarëve po konsiderohet rekord nga institucionet zgjedhore. Shumica e aplikimeve janë bërë për votim përmes postës, por një numër i madh i qytetarëve kanë zgjedhur edhe votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se aplikimet po shqyrtohen vazhdimisht dhe se numri i regjistrimeve po rritet nga dita në ditë.

Leave a Comment