Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Cpo ndodh!? Policia ‘blindon’ Shqiperine, raportohet se brenda 24 oreve…

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on Cpo ndodh!? Policia ‘blindon’ Shqiperine, raportohet se brenda 24 oreve…
Views: 5,454

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer kontrolle të shumta në të gjithë vendin për parandalimin e paligjshmërive dhe për rritjen e sigurisë rrugore, përmes edhe monitorimit me mjete inteligjente.

Sipas të dhënave zyrtare, janë kapur 3 persona në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Është finalizuar edhe një operacion policor për goditjen e krimeve mjedisore, ku janë arrestuar 2 persona dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, me 16 persona të përfshirë, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 10 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë regjistruar gjithashtu 6 raste të dhunës në familje, me 1 arrestim dhe 5 procedime në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesa për urdhër mbrojtjeje.

Policia ka arrestuar 2 persona që kishin thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për shkelje të vendimeve gjyqësore.

Në fushën ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 2 persona të proceduar në gjendje të lirë.

Për krimet ndaj pronës janë regjistruar 6 raste, ku një person është arrestuar për zjarrvënie, 4 janë proceduar dhe vijon puna për kapjen e një autori tjetër për vjedhje.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 3 raste, me 2 arrestime dhe 3 procedime për ndërtime pa leje dhe ndotje të mjedisit.

Janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë dhe 8 janë proceduar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në qarkullim rrugor 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia Kufitare ka proceduar 2 persona për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 person për posedim të një sasie të vogël kanabisi.

Në fund, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe anonimitet.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Vjen lajmi i keq per 353 mije pensioniste, ata nuk perfitojne si moshataret e tyre per shkak te…
Next Post: E FUNDIT – Vjen njoftimi i papritur per pensionet ne Shqiperi, u njoftua se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme