Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Çmendet moti, Rrebeshe shiu dhe stuhi, ja çfarë na pret në fundjavë

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on Çmendet moti, Rrebeshe shiu dhe stuhi, ja çfarë na pret në fundjavë
Views: 385

Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një parashikim të motit për fundjavën dhe përgjatë muajit maj.Ajo u shpreh se të shtunën dhe të dielën na pret një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë. Do të ketë reshje shiu, temperatura të ulëta dhe problematike do të jetë paramtri i erës.Sipas saj, java e fundit e majit vjen me ndryshime pasi rikthehen temperaturat e larta.

“Presim të shtunën dhe të dielën një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë. Nesër është kryesisht me mot gri, do të ketë rrebeshe, reshje shiu dhe temperatura që do të ulen. Ndërkohë e diela, edhe pse përmirëson reshjet, pra janë vendosur vetëm në zonat malore dhe nuk ka pjesa më e madhe e territorit, do të jetë freskët. Është një fundjavë krejt ndryshe nga dy fundjavat e tjera të majit, duke qenë se është prezent dhe parametri i erës.

Ngjyra pink do të thotë se janë zonat që do të marrin më shumë reshje. Ngjyra blu do të thotë që i gjithë territori shqiptar, duke përjashtuar zonat gri, kanë temperatura më të ulëta, pra është më freskët se ç’duhet të jetë, duke përjashtuar Tiranën, Durrësin, Beratin, Fierin, Sarandën dhe Vlorën që janë pak a shumë normale.

Në veri ka zona që janë edhe 3 gradë më të ulëta se ç’duhet të regjistrojë. Situata e reshjeve pritet të na shoqërojë deri ditën e diel, ka një përmirësim në fillim të javës tjetër, por nuk mbaron me kaq. Në mesin e javës tjetër, e enjtja do të sjellë një sistem me reshje.

Përsa i përket reshjeve, zona që do të marrë rrebeshe do të jetë kryesisht veriperëndimi dhe më pas vjen me reshje mesatare Tiranë, Krujë, Laç dhe Elbasan. Do të ketë Vlora, Pogradeci, Korça dhe Erseka sërish reshje mesatare. Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Durrësi do të kenë reshje që do të jenë të dobëta. Pra nesër, i gjithë territori do të jetë me vranësira dhe rrebeshe që do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe gradualisht në mesditë dhe pasdite zhvendosen në gjithë territorin. Nuk është se parashikohet se do të ketë situatë alarmante.

Problematik do të jetë parametri i erës, i cili ka filluar që sot por që nesër do të ketë një forcim akoma më të fortë. Zonat e jugut dhe pse do kenë më pak reshje, problem do të jenë më shumë stuhitë e forta të erës. Si pasojë do të ketë një pezullim të përkoshëm të mjeteve lundruese përgjatë të shtunës dhe më pas të dielën e rikuperon menjëherë. E diela do të ndihet akoma më e freskët pasi bien sërish temperaturat, shkojnë 3-4 gradë minimalet dhe maksimumet 21-23 gradë. Deri pas datës 21 maj mbetemi në këto ujëra me këto vlera. E më pas kemi javën e fundit që vjen me ndryshime përsa i përket situatës termike, pra rikthehen temperaturat e larta”, tha Lajda Porja në studion e “Wake Up”.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Next Post: Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja me sa do të shitet benzina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme