Çka po ndodh sonte në Skenderaj? Qytetarët mbushin rrugët pasi zbarkoi Njësia Speciale

Views: 308

Qytetarët kanë nisur të dalin në rrugët e Skenderajt, pasi Njësia Speciale u pa atje në orët e vona të së enjtes.

Nacionale ka siguruar disa pamje prej atje, ku shihet një numër i qytetarëve.

Këto zhvillime, vijnë pasi kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi fizikisht kryetarin e Vetëvendosjes atje, Hysni Mehani.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një sulmi fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z.

Leave a Comment