Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
Views: 745

Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë mbështetjeje financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit të konfirmuar nga Rama, vendi ynë përfiton 49 milionë euro shtesë, duke e çuar totalin e mbështetjes në rreth 212 milionë euro, një nga shifrat më të larta të përfituara nga vendet e rajonit.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë mbështetje si pjesë të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe një tregues të progresit të bërë në reformat kryesore.

“Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave. Njëkohësisht, është vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përfituar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes. Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh, dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre.

Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim, hap pas hapi, reformë pas reforme.

E pra, urime të gjithëve dhe, mbi të gjitha, faleminderit! Faleminderit çdo shqiptari dhe shqiptareje që beson, që mbështet dhe që ecën me ne në këtë mision historik”,tha Rama.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Të shtëna me a*më zjarri pas mesnate te Casa Italia
Next Post: LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Kadri Veselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme