Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin e njohur shqiptar

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin e njohur shqiptar
Views: 290

Apeli i GJKKO ka rikthyer në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Me këtë vendim, masa e sigurisë “arrest në burg” rikthehet në fuqi për Kokën, të cilit i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur në qeli, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Gjykata ndryshoi gjithashtu vendimin për Jetmir Llapaj, duke e deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Apeli e dënoi me 1 vit burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 8 muaj burgim. Gjithashtu ndaj tij u vendos ndalimi për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Ndërkohë, Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë për:

Erjon Murataj

Namik Simixhiu

Bledar Karoli

Taulant Tusha

Valbona Ballgjini

Sidita Kopliku

Lefter Koka ishte liruar më herët nga qelia pasi GJKKO kishte vendosur shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, me argumentin e përfundimit të afateve të paraburgimit. Vendimi u kundërshtua nga SPAK, i cili kërkoi rikthimin e ish-ministrit në burg.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Skandal në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga
Next Post: Furtunë e madhe në QEVERI, jep dorëheqjen ministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme