Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Termeti i fuqishem

Posted on April 4, 2026 By admin No Comments on Termeti i fuqishem
Post Views: 11,304

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur pasditen e sotme, më 3 prill, Greqinë veriperëndimore, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e rajonit të Thesprotisë.

Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 6 kilometra në lindje-verilindje të zonës së Leptokarias, ndërsa thellësia e goditjes është regjistruar rreth 5 kilometra nën sipërfaqen e tokës, çka e bën lëkundjen më të ndjeshme për banorët e zonës.

Banorët raportuan se lëkundja është ndjerë qartë në disa zona përreth, ndërsa në disa raste njerëzit kanë dalë nga banesat për shkak të frikës nga pasgoditjet.

Aktiviteti sizmik në këtë zonë ka qenë i pranishëm gjatë gjithë ditës. Më herët, në orën 08:51 të mëngjesit, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 ballë, ndërsa dy lëkundje më të lehta, me magnitudë 2.4 dhe 2.5 ballë, kishin paraprirë këtë aktivitet sizmik, duke sinjalizuar lëvizje të vazhdueshme nëntokësore në rajon.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë bërë me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe deri në këto momente nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, banorët janë këshilluar të tregohen vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, pasi në raste të tilla nuk përjashtohen pasgoditjet.

Zona e Greqisë veriperëndimore dhe rajoni i Epirit njihen për aktivitet sizmik të herëpashershëm, për shkak të pozicionit gjeologjik në një zonë me lëvizje të pllakave tektonike, ndaj lëkundje të tilla nuk janë të pazakonta, por gjithsesi mbeten shqetësuese për popullsinë.

Autoritetet sizmologjike pritet të vijojnë monitorimin e situatës në orët dhe ditët në vijim për të parë nëse do të ketë zhvillime të tjera sizmike në këtë rajon

Interesting

Post navigation

Previous Post: I fundit, PARALAJMËRIMI i amerikanëve për slme iraniane në Shqipëri
Next Post: Avioni amerikan rrezohet mbi Iran, vjen lajmi i keq per te

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme