Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Rritja e pensioneve, Rama zbulon detaje, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on Rritja e pensioneve, Rama zbulon detaje, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit
Post Views: 5,994

Kryeministri Edi Rama bërë sërish të ditur se mbështetja dhe rritja për pensionistët nuk do të ndalet.

Në një komunikim me banorët e njësisë nr.7, Rama shpejgoi skemën e rritjes. Ai tha se në janar të vitit 2027, mbështetja për të moshuarit do të dyfishohet, e duke u rritur çdo vit dhe deri në 2030, pensionistët do të marrin 5 fishin e mbështetjes financiare që marrin sot.

Po ashtu, për profesionistët, mjekët, mësuesit, infermierët, do të ketë mbështetje financiare në bazë të vjetërsisë së punës.

“Jemi në një fazë negociatash pozitive. Grupet tona po vazhdojnë punën. E vërteta është edhe që ekonomia po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Mjaftojnë të dhënat që njerëzit i vërtetojnë vetë kur marrin pagat. Tani po shohim vjetërsinë e profesuionistëve. Më parë nuk kishim mundësi.

Tani është rritur ekonomia dhe tani kemi rritur edhe të ardhurat. Si shpjegohet që kur rritet korrupsioni në Prokurime, rriten kursime, pagat, pensionet. Këto nuk shkojnë brashkë. Bonusi i pensioneve do dyfishohet nga janari. Deri në 2030 do 5 fishohet. Ne kemi arritur të mbledhim më shumë të ardhura pa mbledhur taksat. Jemi i vetmi vend në rajon që ka 0 taksë për biznesin e vogël dhe kjo do jetë deri në 2029-tën.

Ka ardhur koha për të rritur ndërmarrjet që kanë nevoj për financim. Do vëmë në pozicion instrumenta kredish të garantuar nga shteti”, tha Rama.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Pamje apokaliptike/ Çfarë po ndodh në Greqi?
Next Post: TRNDITËSE! Mjeku gjendet pa jete ne mes te rruges

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme