Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Paralajmërimi bujshëm i meteorologut: Pas “plakave të prillit”, në Shqipëri do..

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on Paralajmërimi bujshëm i meteorologut: Pas “plakave të prillit”, në Shqipëri do..
Post Views: 7,902

Meteorologu Hakil Osmani foli për të ftohtin që ka përfshirë vendin dhe ecurinë e temperaturave në ditët në vijim.

Ai shpjegoi se ulja e temperaturave ndodh shpesh në periudhën që lidhet me legjendën e “plakave” ku rikthen masa ajrore të ftohta gjatë pranverës, duke sjellë reshje dëbore kryesisht në zonat malore.

Sipas tij, fundjava do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave.

Osmani theksoi se gjatë ditëve në vijim pritet dominim i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, me reshje të pakta dhe kryesisht shi ndërsa theksoi se temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, me minimale deri në -3°C në zonat malore, por do të rikuperohen duke arritur deri në 19–20°C në orët e mesditës.

“Në fakt, fenomeni i ‘plakave’ është një dukuri që shfaqet shpesh në territorin shqiptar gjatë pranverës, duke sjellë herë pas here masa ajrore të ftohta, të cilat ndikojnë në uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të dëborës, kryesisht në zonat lindore.

Siç ndodhi edhe në ditët e fundit, një pjesë e mirë e territorit, sidomos gjysma lindore, u përfshi nga reshjet e dëborës dhe temperaturat pësuan rënie të ndjeshme.

Për fat të mirë, ky ka qenë një episod i shkurtër dhe kushtet e motit kanë nisur të përmirësohen.

Gjatë ditës së sotme dhe në vijim do të kemi kthjellime dhe kalime vranësirash, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe kryesisht në formën e shiut.

Temperaturat kanë shënuar rënie, me minimale deri në -3°C në zonat malore, por në orët e mesditës pritet rritje duke arritur pranë 19°C, madje deri në 20°C gjatë fundjavës”, tha Osmani.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Urdhri i prerë nga Teherani: Nga e mërkura godasim 18 kompanitë më të fuqishme të SHBA! (LISTA)
Next Post: Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-arbitri i njohur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme