Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi.
Mediat turke raportojnë se nga operacioni i kërkim shpëtimit, arritën të shpëtojnë 20 emigrantë, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 19 të tjerëve.
Guvernatori i Muglas, Idris Akb?y?k bëri me dije se emigrantët ishin afganë. Shkak i përmbysjes dhe fundosjes së varkës dyshohet të jetë moti i keq.
“Të gjithë ata që ishin në varkë ishin shtetas afganë. Për shkak të kushteve të këqija të detit dhe motit, varka u përmbyt dhe u fundos.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht nga ajri dhe deti. Hetimet tona për incidentin po vazhdojnë.“, njoftoi ai, raportojnë mediat vendase, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE