Një gazetare amerikane, Shelly Kittleson, u rrëmbye pasditen e së martës në qendër të Bagdadit, pranë një hoteli.
Kittleson, 45 vjeçe dhe me përvojë si korrespondente në zonat e konfliktit, u sulmua nga një grup të armatosur, që sipas dëshmitarëve kishte të paktën dy makina dhe disa anëtarë të maskuar si roje sigurie, shkruan Corriere.
Operacioni i rrëmbimit u ndërpre pas ndërhyrjes së policisë në provincën e Babil, ku një nga makinat u përmbys, duke lejuar kapjen e një prej autorëve.
Megjithatë, ekzistojnë dy versione të ndryshme për fatin e gazetares: disa media lokale dhe Al-Arabya raportojnë se ajo është liruar dhe ka vetëm lëndime të lehta, ndërsa Ministria e Brendshme e Irakut konfirmon se Kittleson është ende në duart e rrëmbyesve, të cilët kanë ikur drejt jugut.
Dëshmitarët flasin për një “komando të mirë-koordinuar”, e mundshme nga milicitë shiite të lidhura me Teheranin, përfshirë grupin Kataib Hezbollah, të njëjtët që në muajt e fundit kanë sulmuar ambasadën amerikane dhe bazat e koalicionit.
Përplasjet e fundit kanë çuar në të paktën 80 viktima nga bombardimet amerikane të hakmarrjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE