Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E PAPRITUR/ Selin përjashtohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”?

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on E PAPRITUR/ Selin përjashtohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”?
Post Views: 6,954

Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin Bollatit

Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin Bollatit. Në rrjetin social është publikuar një fotografi e banores ku thuhet se është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”.

Krahas këtij imazhi nuk kanë shkruar asgjë, por menjëherë ndjekësit kanë reaguar duke pyetur se çfarë ka ndodhur.

Disa prej fansave e kanë besuar fillimisht dhe disa të tjerë e kanë kuptuar se është një gënjeshtër me rastin e 1 Prillit.

“Unë për vete e hëngra dhe më ngeci dhe kosi në fyt”, shkruan një ndjekëse dhe një tjetër shprehet: “Dhe unë që po ecja dhe ndala në mes të rrugës”.

Ndërsa ata që e kuptuan menjëherë që është një gënjeshtër shkruanin: “Gëzuar 1 Prillin”.

Foton e kanë realizuar njësoj siç publikohet në “Instagram”-in e BBV kur një banor eliminohet nga gara, duke e bërë sa më të besueshme se ajo është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.

Por në fakt ishte thjesht një rreng për fansat e saj me rastin e ditës së gënjeshtrës.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Temperaturat rriten, por pas tyre vjen ‘goditja’ e motit!” – Ja qfarë po vjen ditët në vijim
Next Post: “Më 17 prill të gjithë në protestë, t’i dalim zot vetes!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme