Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Aksident në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Aksident në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur
Post Views: 1,639

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, shkruan A2.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit dhe 3 pasagjerë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)

Interesting

Post navigation

Previous Post: Trump shpall misionin e ri: “Do të forcojmë dominimin tonë në garën globale për hapësirën!”
Next Post: Nafta në Shqipëri drejt “çmimit të artë”: Shqiptarët vërshojnë drejt Malit të Zi për furnizim, kursimi deri në 75 lekë për litër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme