“Bonusi do të dyfishohet!”/ Rama jep LAJMIN E MIRË për pensionistët…

Kryeministri Edi Rama theksoi se bonusi i përmuajshëm do të dyfishohet në janar të vitit të ardhshëm.

“Rritëm pagat në sektorin publik, rriten pensionet të cilat janë në vitin e parë të rritjes së tyre sepse ai bonusi i përmuajshëm do të dyfishohet në janar të vitit të ardhshëm.

Pra në gjithë vitin e ardhshëm pensionistët do të shikojnë dyfishim të asaj mase që është rritur këte vit.

Do të trefishohet në vitin 2028, do të katërfishohet, do të katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në vitin 3030.

Tani janë rritur mundësitë, është rritur ekonomia dhe kemi mbledhur më shumë të ardhura”, tha Rama.

Gjithashtu Rama e kishte edhe një lajm të bukur për të gjithë pensionistët të cilët u premtoi se gjatë mandatit të katërt pensioni mesatar do të rritet në 400 euro kurse ai minimali në 200 euro.

Leave a Comment