Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit.
Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
https://x.com/sentdefender?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2036114895456837986%7Ctwgr%5Ed5c5a3bdcf40b73b1962624eaaf7cb5229e2b1e1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Frrezohet-nje-avion-ne-kolumbi-me-shume-se-110-persona-ne-bord%2F
Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror.