Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Karburanti arrin 220 lekë, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës! Asnjë qytetar…

Posted on March 24, 2026 By admin No Comments on Karburanti arrin 220 lekë, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës! Asnjë qytetar…
Post Views: 240

Pasditen e kësaj të hëne ishte paralajmëruar një protestë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të naftës në vend. Megjithatë, rreth një orë pas orarit zyrtar të parashikuar për nisjen e saj, përpara ambienteve të Kryeministrisë nuk vihet re pjesëmarrje e gjerë qytetare.

Në vendin ku dhe ishte njoftuar për tu mbajtur protesta, para ambienteve të Kryeministrisë, shihen vetëm disa qytetarë, kryesisht aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, si dhe automjetet e transmetimit të mediave dhe efektivët e policisë, të cilë janë në krye të detyrës për të ndjekur zhvillimet.

Kjo protestë vjen në një kohë kur gjatë ditëve të fundit çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur deri në 220 lekë për litër, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët. Rritja e çmimeve ka sjellë gjithashtu reagim edhe nga ana e qeverisë, e cila ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet.

Kujtojmë se shoqëria civile kishte bërë thirrje për protestë ditën e sotme përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, në orën 17:00, përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale. Organizatorët u bënë apel qytetarëve që të merrnin pjesë masivisht, me qëllim kundërshtimin e çmimeve të larta dhe kërkesën për uljen e tyre.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Krizë për Shoferë Kamioni: Pagat në Shqipëri Arrijnë deri në 2,500 Euro
Next Post: LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme