Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E FUNDIT – Vjen njoftimi i papritur per pensionet ne Shqiperi, u njoftua se…

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on E FUNDIT – Vjen njoftimi i papritur per pensionet ne Shqiperi, u njoftua se…
Views: 1,108

Puna në të zezë, e paregjistruar në organet tatimore dhe pa kontribute të derdhura, vijon të shpërfaqet me pasoja negative për xhepin e pensionistëve.

Shifrat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se 353 mijë, nga gati 640 mijë pensionistë në total, marrin një pagesë pleqërie të pjesshme për shkak të viteve të punës të pamjaftueshme. Kjo shifër është rritur në krahasim me vitin 2024 kur ishin 316 mijë pensione të pjesshme.

Përmes një përgjigje zyrtare ISSH thotë për mediat se vjet u lidhën rreth 55 mijë pensione të reja, të cilat kishin mesatarisht 24 vite e 6 muaj punë nga 38 vite e 8 muaj që ishte detyrimi për të përfituar pension të plotë.

Për shkak të viteve të pakta të siguruara dhe kontributeve të ulëta, vlera mesatare e pensioneve të pleqërisë në vend duket se qëndron në vendnumëro. Pensioni i pleqërisë urban në fund të 2025-ës ishte 20.123 lekë, në rritje me 514 lekë krahasuar me 2024-ën. Ndërsa pensioni rural u rrit me 435 lekë vjet dhe arriti në 12.313 lekë, duke përfshirë këtu efektin e indeksimit që ndodh çdo vit në tetor.

Përtej viteve të punës të padeklaruara, pensionistët e rinj, po vuajnë pasojat e rënda nga fshehja e pagës reale nga bizneset, shoqëruar nga kontribute të tkurrura.

Pensioni mesatar urban vjet ishte sa 23% e pagës mesatare të vendit prej 86.984 lekë ose sa 50% e pagës minimale prej 40 mijë lekësh që ishte në vitin 2025, ndërsa në raport me minimalen e këtij viti prej 50 mijë lekësh, vlera e pensionit urban zbret sa 40% e saj.

Kurse pensioni mesatar rural është sa 13% e pagës mesatare, dhe sa 30% e pagës minimale të vjetshme, ndërsa në raport me 50 mijë lekë që është minimalja këtë vit, pensioni ulet në rreth 24%.

Përveç punës në të zezë apo nëndeklarimit të pagave që si pasojë sjellë kontribute të reduktuara, e më pas edhe pension të ulët, vendi po përballet me sfidën demografike, ulje të lindjeve dhe emigrim të fuqisë punëtore. Sot për të paguar 100 pensionistë kontribuojnë 117 të punësuar, ndërsa në 2030-ën pritet që kjo shifër të zbresë në 113 të punësuar, ndaj edhe skema e pensioneve vijon të jetë prej 1 dekade deficitare.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Cpo ndodh!? Policia ‘blindon’ Shqiperine, raportohet se brenda 24 oreve…
Next Post: Piloti i kompanise se madhe pëson arrest kardiak, ajo qe ndodhi me pas…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme