Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E fundit! Qeveria greke jep 150 euro për çdo fëmijë, përfitojnë mijëra familje shqiptare.

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on E fundit! Qeveria greke jep 150 euro për çdo fëmijë, përfitojnë mijëra familje shqiptare.
Views: 3,688

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmoi sot (20 maj) dhënien e ndihmës së jashtëzakonshme ekonomike prej 150 eurosh për çdo fëmijë, e cila do të shpërndahet gjatë muajit qershor.

Gjatë takimit me Presidentin e Republikës, Konstantinos Tasoulas, Mitsotakis bëri të ditur se kjo masë, e shpallur fillimisht në muajin prill, do të përfshijë rreth 1 milion familje, që përfaqësojnë afro 80% të familjeve në Greqi. Mijëra familje janë shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh në vendin fqinjë.

Përfitimi do të jepet automatikisht, pa nevojën e aplikimit nga qytetarët. E vetmja gjë që duhet të bëjnë përfituesit është të sigurohen që numri IBAN i llogarisë bankare të jetë deklaruar saktë në platformën e autoriteteve tatimore greke.

Ndihma financiare u dedikohet familjeve me fëmijë të mitur, si edhe familjeve që kanë anëtarë në varësi, si për shembull fëmijë madhorë me aftësi të kufizuara ose pamundësi për vetëmbajtje.

Shuma që do të përfitohet dhe kufijtë maksimalë të të ardhurave ndryshojnë sipas numrit të fëmijëve dhe statusit familjar:

Për personat beqarë aktualisht:

1 fëmijë: 150 euro (me të ardhura deri në 39,000 euro)

2 fëmijë: 300 euro (deri në 44,000 euro)

3 fëmijë: 450 euro (deri në 49,000 euro)

6 ose më shumë fëmijë: të paktën 900 euro

1 fëmijë: 150 euro (deri në 40,000 euro të ardhura)

2 fëmijë: 300 euro (deri në 45,000 euro)

3 fëmijë: 450 euro (deri në 50,000 euro)

4 fëmijë: 600 euro (deri në 55,000 euro)

5 fëmijë: 750 euro (deri në 60,000 euro)

6 ose më shumë fëmijë: 900 euro ose më shumë (deri në 65,000 euro)

Sipas autoriteteve greke, nga rreth 1.2 milion familje në total, me afro 3.3 milion anëtarë, përfituesit finalë llogariten të jenë rreth 975 mijë familje.

Përzgjedhja dhe transferimi i shumave do të bëhen automatikisht bazuar në deklaratat tatimore të vitit 2025, ndërsa kostoja totale për shtetin grek arrin në 240 milionë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Interesting

Post navigation

Previous Post: Pse shkëputja e karikuesve nga priza mund të jetë një zakon i zgjuar i përditshëm
Next Post: Dikur aleatë, Monika Kryemadhi akuza të forta Lulzim Bashës: I paguan para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme