Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Sapo u njoftua/ Çfarë pritet pas 24 orësh nga Bashkimi Europian

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on Sapo u njoftua/ Çfarë pritet pas 24 orësh nga Bashkimi Europian
Views: 0

Bashkimi Europian pritet të rishqyrtojë ditën e martë raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë (IBAR), i cili ka të bëjë me kapitujt themelorë të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.Burimet diplomatike bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur në orën 10:00, përfaqësuesit e vendeve anëtare (COELA) do të diskutojnë draftin final. Pas diskutimeve të gjata të nisura që nga fundi i shkurtit dhe nën ndërmjetësimin e Presidencës Qipriote, palët duket se kanë arritur një dakordësi politike, duke rritur pritshmëritë për një vendim pozitiv.

Megjithatë, raporti fillestar pozitiv i Komisionit Europian ka pësuar ndryshime të rëndësishme për shkak të kërkesave të vendeve anëtare. Përveç 24 kushteve fillestare, pritet që dokumenti final të përmbajë kritere shtesë dhe më të ashpra.

Gjermania, Holanda dhe Rumania kanë insistuar për ashpërsimin e kritereve sa i përket luftës ndaj korrupsionit (veçanërisht në administratën publike) dhe lirisë së medias. Rumania, Greqia dhe Bullgaria kanë kërkuar masa më strikte për respektimin e pakicave kombëtare. Austria ka kërkuar shtrëngim të kritereve ekonomike, ndonëse Komisioni Europian ka qenë kundër. Nga ana tjetër, vende si Spanja, Italia dhe Franca e kanë cilësuar draftin e ri si më të ashpër se sa duhet për Shqipërinë.

Miratimi i këtij raporti është vendimtar, pasi pa të vendi nuk mund të kalojë në fazën tjetër. Nëse vendimi i nesërm do të jetë pro, raporti kalon për formalizim në COREPER dhe më pas në Konferencën Ndërqeveritare. Kjo do t’i hapte rrugë objektivit të qeverisë shqiptare për mbylljen e 10 kapitujve brenda këtij viti, ku tre prej tyre (politika e jashtme, arsimi dhe kërkimi shkencor) janë tashmë gati.

Ndërkohë, paralelisht po punohet edhe për një kusht tjetër urgjent të BE-së, gjithëpërfshirjen politike. Mazhoranca dhe opozita po negociojnë rregulloren e re të Kuvendit, e cila pritet të votohet në seancën plenare të datës 21 maj, pavarësisht disa pikëpyetjeve që mbeten ende të hapura për ndarjen e komisioneve dhe sekretariatin e etikës.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Urgjente! Rrhet gazetari shqiptar
Next Post: Lista e plotë/ Lot, lëndime dhe një rikthimi historik, ky është Brazili i Botërorit 2026!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme