Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Vetëm komente dimë të bëjmë?” Ndodh e papritura nga shqiptarët pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizion

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on Vetëm komente dimë të bëjmë?” Ndodh e papritura nga shqiptarët pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizion
Views: 806

Përfundon Eurovizioni! Shqipëria me këngën “NAN” e mbylli kompeticionin në vendin e 13-të, ndërsa fitues u shpall Bullgaria. Në vend të dytë u rendit Izraeli.

Shumë fansa prisnin më tepër vota për Shqipërinë, sidomos pas mbështetjes së madhe që u pa në rrjetet sociale gjatë gjithë javëve të fundit. Megjithatë, rezultatet finale nuk ishin ato që priteshin nga publiku shqiptar.

Në rrjet nuk kanë munguar reagimet, ku shumë komentojnë se shqiptarët janë shumë aktivë në Instagram dhe TikTok, por kjo nuk u reflektua aq shumë në votime.Pavarësisht renditjes, performanca shqiptare mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjerësisht nga fansat e Eurovizionit.
Në një natë elektrizuese në Vjenë të Austrisë është kurorëzuar kënga fituese e edicionit të 70-të të “Eurovision Song Contest 2026”.

Pas një gare të fortë dhe një votimi të ngushtë mes jurive dhe publikut, Bullgaria ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë trofeun e festivalit.

Këngëtarja DARA ndezi skenën e “Wiener Stadthalle” me këngën “Bangaranga”, një performancë energjike dhe koreografi shpërthyese që fitoi mbështetje të gjerë nga juritë dhe publiku. Bullgaria grumbulloi 516 pikë, duke siguruar gjithashtu të drejtën për të organizuar edicionin e ardhshëm të Eurovisionit.Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa podiumi u plotësua nga Rumania dhe Australia.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis me baladën “Nân”, një interpretim emocional kushtuar figurës së nënës. Në një finale me 25 shtete pjesëmarrëse, Shqipëria u rendit në vendin e 13-të me 145 pikë, duke u pozicionuar në mesin e tabelës dhe duke lënë pas disa shtete me traditë në festival.

Finalja e këtij viti solli edhe surpriza dhe zhgënjime për disa vende të mëdha të Eurovisionit. Suedia u rendit në vendin e 20-të me 51 pikë, ndërsa vendi pritës Austria përfundoi e parafundit me 6 pikë. Në fund të tabelës u rendit Mbretëria e Bashkuar me vetëm 1 pikë.Eurovision 2026 u zhvillua me 25 shtete finaliste dhe një sistem të kombinuar votimi nga juritë profesioniste dhe televotimi i publikut, duke sjellë një nga edicionet më konkurruese të viteve të fundit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Artan Hoxha i nxjerr të gjitha! Cfarë e lidh Ervis Martinajn me Ergys Agasin në…
Next Post: E rende! Makina përplas këmbësoret, tre persona humbin jetën, tre të tjerë mbetën të pl agosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • “MOS MA PREK FLAMURIN!”/ Arvanitasi shqiptar përplaset ashpër me ekstremistët grekë të “Vorio Epirit”
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme