Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E rëndë në Itali! Aksidenti fatal i merr jetën 19 vjeçarit shqiptar në Monopoli – ja kush është! (FOTO)

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on E rëndë në Itali! Aksidenti fatal i merr jetën 19 vjeçarit shqiptar në Monopoli – ja kush është! (FOTO)
Views: 893

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite Ignoto në Monopoli të Italisë, i ka marrë jetën një të riu shqiptar.
Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, 19 vjeç, banues në Monopoli, i cili ndodhej në sediljen e pasme të një automjeti tip Mercedes-Benz.

Sipas mediave italiane dhe hetimeve paraprake, automjeti ku ndodhej i riu është përplasur me një Toyota Auris për shkaqe ende të paqarta. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i Mercedes-it ka humbur kontrollin, duke u përplasur më pas me disa makina të parkuara në zonë. Edhe Toyota, e drejtuar nga një vajzë e re me origjinë të huaj dhe rezidente në Monopoli, është përplasur më tej me një furgon të parkuar.

19-vjeçari është nxjerrë në gjendje kritike nga automjeti dhe i është dhënë ndihma e parë në vend, përfshirë masazh kardiak, përpara se të transportohej me urgjencë në spitalin “San Giacomo”. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë edhe drejtuesja e Toyota-s dhe një pasagjer tjetër i mercedesit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Gjendet i gjallë në Deçan 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy javësh – kjo është gjendja e tij
Next Post: Nuk do ta besoni. Ja sa ka shkuar çmimi i kurbanit këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme