Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Skandal në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Skandal në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga
Views: 1,026

Skandal në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga “mrekullia” e Dubait
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht të mërkurën problemet e rënda strukturore në dy prej godinave të projektit luksoz “Durrës Yacht & Marina” të invesitorit nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar. Një inspektim i posaçëm ka zbuluar se pallatet që po ndërtohen aty kanë pësuar ulje në disnivele që shkojnë deri në 28 centimetra.

Në një deklaratë për shtyp, IKMT njoftoi se ngriti një grup të përbashkët kontrolli pas shqetësimeve të ngritura për “qëndrueshmërinë dhe sigurinë” e objekteve. Ky grup përfshinte inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë nga Instituti i Ndërtimit. Fokusi i verifikimit ishin dy objekte banimi dhe shërbimi, të pajisura me leje ndërtimi në shtator të vitit 2023 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT. Këto objekte, të cilat variojnë nga 6 deri në 10 kate mbi tokë me parkime nëntokësore, ndodhen sipas IKMT-së në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 ku ndërtimi ka përfunduar dhe aktualisht janë në fazën e sistemimeve të jashtme.

Detajet

Përfundimet e raportit topografik të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, sipas deklaratës së IKMT-së, janë shqetësuese dhe konfirmojnë denoncimet. “Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm”, thuhet në deklaratë. IKMT bën me dije se i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese që të ndërhyjë urgjentisht për të përforcuar godinat.

“IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave,” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, IKMT sqaron se çdo projekt përforcimi i propozuar nga kompania zbatuese, para se të nisë zbatimin, do të duhet të miratohet nga autoritetet përkatëse ligjore për të siguruar respektimin e kushteve teknike. IKMT nuk përmend arsyet se pse ka ndodhur fundosja. Megjithatë, sipas denoncimit të bërë fillimisht në emisionin “Piranjat” nga sinjalizues dhe nënkontraktorë brenda kantierit, të cilat paraprinë dhe nxitën inspektimin e IKMT-së, shkaku kryesor i kësaj zhytjeje lidhet me masat e munguara inxhinierike në themele dhe se zona e portit është një terren ranor dhe i paqëndrueshëm. Problemet inxhinierike me ndërtimet e reja janë vetëm hallka e fundit në një zinxhir zhvillimesh kontroverse rreth portit të Durrësit.

Mashtrimet dhe fasada

Projekti u miratua si investim strategjik fillimisht në dhjetor 2021 me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k”. Më pas, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi të transferojë statusin “investitor strategjik” tek një shoqëri e posaçme e krijuar me përbërjen e shoqërive publike “Albanian Seaports Development Company (ASDC)” sha, dhe asaj private “Eagle Hills Real Estate Development”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Janar 2023, projekti i konsideruar nga kryeministri Edi Rama, si investimi më i madh i huaj në Shqipëri do të kushtonte mbi 2 miliardë euro. Nga ana tjetër, zhvillimi i këtij mega-projekti imobiliar siç pretendonte Rama solli nevojën e zhvendosjes së operacioneve portuale tregtare, por ndërtimi i një porti të ri në zonën e Porto Romanos po has në vështirësi, pas dështimit të tenderit për ndërtimin e tij.

Ndërtimi i këtij porti dhe afera e Portit të Durrësit, në të cilin dyshohet se Alabari është prestanome, janë dy aferat më skandaloze të qeverisë Rama, ku dyshohet se është i përzierë drejtpërdrejt kryeministri vetë dhe qarqe të dyshimta arabe-greko-ruse, të cilat kanë qëllime antishqiptare dhe duan me çdo kusht të sabotojnë portën e korridorit 8.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Ku guxon të merresh me mua”, momenti kur dhu*ohet me grushta zv.ministri i Financave (Video)
Next Post: Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin e njohur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme