Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Stabilizohet Moti– ja si pritet të vijojë maji

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on Stabilizohet Moti– ja si pritet të vijojë maji
Post Views: 1,593

Temperaturat kanë pësuar një rënie të fortë ditën e djeshme, me 6–7 gradë më pak në mesditë. Edhe mëngjesi i sotëm ka qenë i freskët, me vlera minimale që në zonat verilindore kanë zbritur deri në 0°C. Megjithatë, gjatë ditës pritet një rritje e lehtë, me maksimumet që arrijnë 22–23°C në disa zona të vendit.

Për fundjavën dhe ditët në vijim, parashikohet një përmirësim i mëtejshëm i motit. Temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur deri në 26°C gjatë mesditës. Megjithatë, mëngjeset do të mbeten të freskëta, veçanërisht në zonat malore ku minimumet luhaten rreth 4–5°C.

Sipas parashikimeve, pjesa e parë e muajit maj do të karakterizohet nga më shumë ditë me diell dhe temperatura në rritje. Megjithatë, duke qenë ende në pranverë, nuk përjashtohen reshje të izoluara dhe afatshkurtra, kryesisht në veri dhe në zonat lindore.

Interesting

Post navigation

Previous Post: I fundit! Perplasje e frikshme ne vend, nderron jete nje person
Next Post: Laert Vasili shpërthen keq ndaj moderatorit: Të thashë boll!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme