{"id":7276,"date":"2026-04-05T03:17:14","date_gmt":"2026-04-04T19:17:14","guid":{"rendered":"https:\/\/factznews.xyz\/?p=7276"},"modified":"2026-04-05T03:17:14","modified_gmt":"2026-04-04T19:17:14","slug":"nafta-shqiptare-fitime-offshore-si-u-zhduken-miliarda-nga-nentoka-e-vendit-roli-i-ish-ministres-anila-denaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/factznews.xyz\/?p=7276","title":{"rendered":"Nafta shqiptare, fitime offshore, si u zhduk\u00ebn miliarda nga n\u00ebntoka e vendit. Roli i ish-ministres Anila Denaj"},"content":{"rendered":"<p>Kontrastet e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta: ato hasen shpesh n\u00eb politik\u00eb, jet\u00ebn sociale dhe ekonomi. Jemi nj\u00eb vend i bekuar sa i takon klim\u00ebs me 4 stin\u00eb, por prodhojm\u00eb shum\u00eb pak bujq\u00ebsi, kemi male dhe det por nj\u00eb turiz\u00ebm kaotik, kishim fabrika e uzina, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rritnim investimet n\u00eb teknologji, i shkat\u00ebrruam. Jemi nj\u00eb vend me n\u00ebntok\u00eb t\u00eb pasur me burime natyrore dhe naft\u00eb, por kemi \u00e7mimet e karburantit m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne sot p\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb kompanis\u00eb koncesionare, Bankers Petroleum, do t\u00eb shpjegojm\u00eb se k\u00ebto kontradikta rrjedhin nga keqqeverisja dhe korrupsioni.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004 qeveria socialiste e Fatos Nanos vendosi t\u00eb jap\u00eb me koncesion fush\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe naft\u00ebmbajt\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri, Patos-Marinz\u00ebn.N\u00eb kontrat\u00eb, u vendos q\u00eb \u00e7do fitim nga nafta q\u00eb dilte nga n\u00ebntoka e shqiptar\u00ebve do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb ndahej p\u00ebrgjysm\u00eb me ta: 50% t\u00eb fitimit do ta mbante kompania dhe 50% do t\u00eb paguhej n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb shfryt\u00ebzimi, si shum\u00eb t\u00eb tjera, solli prishjen e gjith\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit me naft\u00eb n\u00eb vend, duke i hequr shtetit rolin si prodhues p\u00ebrball\u00eb grosist\u00ebve t\u00eb importit.<\/p>\n<p>\u00c7mimet u rrit\u00ebn dhe konsumit t\u00eb karburantit iu shtuan taksat.<\/p>\n<p>Politikat fiskale p\u00ebr rritjen e taksave synojn\u00eb realizimin e shpenzimeve publike duke mbajtur nj\u00eb deficit sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, ndaj pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nafta q\u00eb ka toka shqiptare ka sh\u00ebrbyer q\u00eb jo vet\u00ebm taksat p\u00ebr karburantin t\u00eb ulen, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos ishin rritur?<\/p>\n<p>Sipas disa raporteve auditimi t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve, kompania e shfryt\u00ebzimit t\u00eb naft\u00ebs ka fryr\u00eb shpenzimet dhe rezulton me humbje. K\u00ebto institucione kan\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin q\u00eb Bankers duhet t\u00eb derdhte p\u00ebr vitet 2011 dhe 2014, 118 milion\u00eb euro n\u00eb buxhet, konstatim q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb edhe nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Arbitrazhit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Minimalisht, taksa e tatimit mbi fitimin q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb derdhte n\u00eb buxhet \u00e7do vit Bankers Petroleum do t\u00eb ishte mesatarisht 50 milion\u00eb euro n\u00eb vit, dhe n\u00ebse k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e shum\u00ebzojm\u00eb me 20 vitet q\u00eb kompania po operon n\u00eb vendin ton\u00eb, i korrespondon nj\u00eb shume prej 1 miliard euro q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shkonte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nafta na \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pa na kthyer asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb skema e vetme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim i Prokuroris\u00eb Fier q\u00eb po vijon nga SPAK dyshon p\u00ebr qindra milion\u00eb euro t\u00eb tjera q\u00eb Bankers Petroleum nuk i ka deklaruar fare si t\u00eb ardhura n\u00eb Shqip\u00ebri, por i mban n\u00eb llogari bankare jasht\u00eb vendit. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb skeme q\u00eb quhet transfer pricing, shqip transferim i \u00e7mimit. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, Bankers themelon kompani jasht\u00eb, n\u00eb juridiksione offshore, dhe naft\u00ebn q\u00eb eksporton ia shet firmave t\u00eb saj me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra, ia shet lir\u00eb vetes dhe m\u00eb pas po vet\u00eb Bankers, n\u00ebp\u00ebrmjet firmave q\u00eb ka hapur, e tregton me vler\u00ebn reale t\u00eb tregut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fitimin e mban n\u00eb llogari jasht\u00eb, t\u00eb pa tatuar dhe t\u00eb padeklaruar n\u00eb Shqip\u00ebri. Por sikur t\u00eb mos mjaftonin t\u00eb gjitha k\u00ebto, Bankers dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb; ka ndihmuar kompanit\u00eb e shitjes s\u00eb karburantit q\u00eb t\u00eb tregtojn\u00eb naft\u00eb pa taksa dhe me cil\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2011 dhe 2012 kompania Bankers akuzohej nga eksponent\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Socialiste se ishte e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e naft\u00ebs kontraband\u00eb p\u00ebrmes importit t\u00eb solarit hollues, nj\u00eb lloj nafte me dend\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt e cila injektohet n\u00eb puse gjat\u00eb procesit t\u00eb nxjerrjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs hidrokarbure. Duke qen\u00eb se l\u00ebnda nevojitet p\u00ebr nevoja prodhimi dhe jo konsumi, ishte e p\u00ebrjashtuar nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb paguar taks\u00ebn e akciz\u00ebs. Dhe k\u00ebtu kemi nj\u00eb tjet\u00ebr truk, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj nafte q\u00eb importohej p\u00ebr shpimin e puseve, iu shitej kompanive t\u00eb pakic\u00ebs q\u00eb t\u00eb shmangej akciza.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<p>Naft\u00eb duke shmangur taksat dhe mbi t\u00eb gjitha pa cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore dhe Albpetrol monitoruan importin q\u00eb kishte kryer Bankers p\u00ebr solarin dhe gjet\u00ebn mosp\u00ebrputhje t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb disa raste, holluesi ishte importuar n\u00eb nivele t\u00eb pashpjegueshme, sa 15% e prodhimit, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn dhjetor 2011\u2013shkurt 2012 \u201cBankers\u201d kishte raportuar se kishte p\u00ebrdorur 98 mij\u00eb metra kub hollues, nd\u00ebrsa llogaritjet e stafit t\u00eb Albpetrol-it argumentonin se konsumi i holluesit ka qen\u00eb vet\u00ebm 47 mij\u00eb met\u00ebr kub.<\/p>\n<p>Gjysma tjet\u00ebr ishte hedhur n\u00eb treg? Me shum\u00eb gjasa po.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr t\u00eb ndalur skem\u00ebn, ligji p\u00ebr akcizat ndryshon dhe prej vitit 2014 koncesionari i Patos-Marinz\u00ebs detyrohet t\u00eb paguaj\u00eb akciz\u00ebn p\u00ebr solarin q\u00eb importon, n\u00eb k\u00ebmbim k\u00ebto shpenzime do t\u2019i zbriteshin p\u00ebr efekt tatimi.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodh?<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtij viti bie edhe konsumi i holluesit. Aq sa bie n\u00eb sy edhe t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve<\/p>\n<p>Natyrore, t\u00eb cil\u00ebt e raportojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi teknik mendohet se ende vlerat e p\u00ebrdorimit t\u00eb holluesit gjat\u00eb vitit 2013 jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta krahasuar me rezultatet faktike t\u00eb arritura sidomos n\u00eb vitin 2014 me 7.5%, vitin 2015 me 5.3% dhe sidomos n\u00eb vitin 2016 me 4.3%. Jan\u00eb totalisht t\u00eb paargumentuara dhe t\u00eb papranuara norma t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb holluesit q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb vlerat 14-15% p\u00ebr periudh\u00ebn janar-shtator 2013, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn tetor-dhjetor 2013 kjo vler\u00eb luhatet n\u00eb kufijt\u00eb 8.5-9.8%.\u201d<\/p>\n<p>Por Bankers duket se \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara, duke gjetur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb mos paguar akciz\u00ebn.<\/p>\n<p>Holluesi nisi t\u00eb blihej n\u00eb tregun vendas, kryesisht nga ARMO. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb doganat i d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb ku sqarojn\u00eb se edhe n\u00ebse holluesi blihet n\u00eb tregun vendas, akciza duhet t\u00eb paguhet. K\u00ebtu historia b\u00ebhet intriguese. Sepse Bankers kund\u00ebrshton dhe vazhdon t\u00eb mos e paguaj\u00eb detyrimin. N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb 2014-s Dega e Dogan\u00ebs Fier vendos nj\u00eb detyrim prej 5.8 milion\u00eb euro p\u00ebr pages\u00eb detyrimesh akcize. K\u00ebt\u00eb akt-konstatim, kompania e ankimon n\u00eb gjykat\u00eb dhe k\u00ebtu nis edhe nj\u00eb betej\u00eb e gjat\u00eb ligjore mes shtetit shqiptar dhe Bankers.<\/p>\n<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00eb kompanis\u00eb dhe vendos q\u00eb detyrimi t\u00eb mos paguhej.<\/p>\n<p>Vendimi ankimohet edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit e cila n\u00eb vitin 2017 shfuqizon sigurimin e padis\u00eb dhe l\u00eb n\u00eb fuqi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. \u00c7\u00ebshtja ankimohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nga Avokatura e Shtetit por edhe nga Bankers q\u00eb nuk bie dakord me k\u00ebt\u00eb shfuqizim t\u00eb pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrplasja n\u00eb gjykat\u00eb, Ministria e Financave i k\u00ebrkon vazhdimisht doganave vjeljen e detyrimeve korrente t\u00eb akciz\u00ebs p\u00ebr muajt dhe vitet q\u00eb vazhdonin, si\u00e7 jan\u00eb edhe k\u00ebto shkresa t\u00eb d\u00ebrguara nga ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ish-zv. ministri Erjon Lu\u00e7i.<\/p>\n<p>Kontrollet p\u00ebr akciz\u00ebn filluan n\u00eb 2019-n, ku dega e Doganave Fier mban nj\u00eb akt-konstatim dhe vendos q\u00eb Bankers i detyrohet 30 milion\u00eb euro shtetit shqiptar p\u00ebr taks\u00ebn e akciz\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, nd\u00ebrsa e penalizon me 90 milion\u00eb euro gjob\u00eb, si\u00e7 sanksionon edhe Kodi Doganor penalitetin 3-fish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rast t\u00eb mospages\u00ebs s\u00eb detyrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb total 120 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mbase tashm\u00eb erdhi dita q\u00eb koncesionari t\u00eb derdh\u00eb n\u00eb buxhet disa taksa. Por jo, as k\u00ebsaj radhe nuk ndodh gj\u00eb.<br \/>\nPor kjo ndalet nga nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ministrja Belinda Balluku i d\u00ebrgon Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr t\u00eb pezulluar veprimet n\u00eb vjeljen e gjob\u00ebs dhe detyrimit derisa \u00e7\u00ebshtja t\u00eb p\u00ebrfundonte gjykimin. Ministrja e Financave n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Anila Denaj merr nj\u00eb vendim t\u00eb paprecedent\u00eb dhe urdh\u00ebron pezullimin.<\/p>\n<p>N\u00eb shkelje t\u00eb kompetencave q\u00eb i njeh Kodi i Procedur\u00ebs Administrative, pasi ministri nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb akte tatimore e doganore dhe n\u00eb shkelje edhe t\u00eb dispozitave t\u00eb Kodit Doganor.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, Gjykata e Lart\u00eb rr\u00ebzon pretendimet e Bankers dhe i jep t\u00eb drejt\u00eb shtetit shqiptar. Por gjat\u00eb k\u00ebtyre 3 viteve, askush nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb detyrimin q\u00eb i takon buxhetit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Bankers e humb betej\u00ebn edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese pas nj\u00eb ankimimi q\u00eb depozitoi pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Por edhe pas k\u00ebtij vendimi q\u00eb mban dat\u00ebn 25 korrik 2022, 120 milion\u00eb eurot u harruan.<\/p>\n<p>Askush nuk k\u00ebrkoi vjeljen e detyrimit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb duhej q\u00eb hetimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit t\u00eb kalonte p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb SPAK q\u00eb ministri i Financave Petrit Malaj t\u00eb hiqte pezullimin dhe t\u00eb urdh\u00ebronte ark\u00ebtimin e parave 3 vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shtator 2025.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb duket se e gjith\u00eb kjo betej\u00eb po rezulton pa sukses sepse shteti shqiptar ende nuk ka arritur t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto detyrime. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, pati nj\u00eb p\u00ebrplasje mes kompanis\u00eb Bankers Petroleum dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Doganave, ku k\u00ebto t\u00eb fundit bllokuan puset e kompanis\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb derdhte detyrimin. Por kompania pretendon se afati p\u00ebr t\u00eb vjel\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Parat\u00eb ende nuk jan\u00eb marr\u00eb. \/Piranjat.news<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontrastet e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta: ato hasen shpesh n\u00eb politik\u00eb, jet\u00ebn sociale dhe ekonomi. Jemi nj\u00eb vend i bekuar sa i takon klim\u00ebs me 4 stin\u00eb, por prodhojm\u00eb shum\u00eb pak bujq\u00ebsi, kemi male dhe det por nj\u00eb turiz\u00ebm kaotik, kishim fabrika e uzina, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rritnim investimet n\u00eb teknologji, i shkat\u00ebrruam&#8230;.<\/p>\n<p class=\"more-link-wrap\"><a href=\"https:\/\/factznews.xyz\/?p=7276\" class=\"more-link\">Read More<span class=\"screen-reader-text\"> &ldquo;Nafta shqiptare, fitime offshore, si u zhduk\u00ebn miliarda nga n\u00ebntoka e vendit. Roli i ish-ministres Anila Denaj&rdquo;<\/span> &raquo;<\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7277,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7276","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interesting"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7276"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7276\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7278,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7276\/revisions\/7278"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.xyz\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}