T: Tmerr në bregdet: Nazifja 29 vjeçare djeg veten – Letra për djalin e vogël përloti edhe policët
TRAGJEDI PRANË QYTETIT BREGDETAR BULLGAR POMORIE: 29-vjeçarja digjet në makinë – hetimet konfirmojnë vetëvrasje
Ngjarja e rëndë pranë kampingut “Evropa”, afër Pomorie, ku 29-vjeçarja Nazife nga fshati Gëllëbec humbi jetën në një mënyrë tronditëse, ka prekur thellë opinionin publik. Burime pranë hetimit kanë deklaruar se rasti është jashtëzakonisht i rëndë dhe i dhimbshëm.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, pak pas orës 03:00, kur e reja është djegur brenda makinës së saj tip “Golf 4”. Policia dhe zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje e gjetën trupin e saj në sediljen e shoferit, e vetme. Në mëngjes, pas orës 09:00, ka nisur edhe këqyrja zyrtare e vendit të ngjarjes.
Fillimisht, u dyshua për një aksident apo edhe për një krim, pasi zona njihet si vend ku shpesh shkojnë çifte për takime të izoluara. U përfol se ajo mund të ketë qenë me dikë tjetër, i cili ka arritur të shpëtojë. Megjithatë, disa orë më vonë u konfirmua përfundimisht se bëhej fjalë për vetëvrasje.
Sipas hetimeve, Nazife kishte lënë një letër lamtumire dhe më pas ishte nisur drejt zonës pranë Pomorie, ku i kishte vënë flakën automjetit të saj. Një polic i përfshirë në hetim ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim për natyrën e ngjarjes.
29-vjeçarja, me origjinë nga Belodoli, ishte e martuar sipas dokumenteve dhe kishte një djalë 5-vjeçar. Prej afro një viti ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ndodheshin në proces divorci. Kohët e fundit kishte edhe një lidhje të re dhe ishte zhvendosur për të jetuar në Sunny Beach, ku punonte si arkëtare në një supermarket.
Letra e lamtumirës është gjetur në banesën e saj në resort. Para se të largohej, ajo kishte kaluar në një pikë karburanti, kishte blerë dy bidona me benzinë dhe më pas kishte shkuar te kampingu “Evropa”, ku kishte spërkatur makinën brenda dhe jashtë me karburant dhe i kishte vënë flakën.
Të njohurit e saj e përshkruajnë si një vajzë të buzëqeshur dhe plot energji, por që muajt e fundit kishte kaluar një periudhë të vështirë personale.
Alarmi në numrin emergjent 112 është dhënë nga drejtues të automjeteve që kanë parë flakët. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur menjëherë, por për Nazifen ishte tepër vonë.
Në letrën e fundit, e shkruar në gjuhën turke, ajo flet për dashurinë e saj më të madhe – djalin e saj të vogël, i cili së shpejti do të mbushë 5 vjeç. Ajo u kërkon të afërmve të kujdesen për të dhe t’i tregojnë se e do shumë.
Sipas burimeve, në letër ajo nuk përmend as ish-partnerin dhe as partnerin aktual. Mes rreshtave shprehen vetëm ndjenjat e forta të një nëne për fëmijën e saj, çka ka prekur edhe vetë hetuesit që janë marrë me rastin.