Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë ….

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë ….
Post Views: 1,362

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, është larguar nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që prej 7 prillit dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit.

Dalja e tij nga spitali është shoqëruar me deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje të madhe në Turqi dhe më gjerë.

Gjatë prononcimit për mediat, Tatlıses foli hapur për periudhën e qëndrimit në spital, duke zbuluar se vetë kishte kërkuar që disa nga fëmijët e tij të mos lejoheshin ta vizitonin.

Ai u shpreh me tone emocionale për marrëdhëniet familjare, duke veçuar vajzën Tuğçe, ndërsa la të kuptohej se raportet me djalin e tij Ahmet Tatlıses mbeten të tensionuara. “Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time,” tha ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e fëmijëve të tij, nuk do ta linte kurrë babanë vetëm në një situatë të tillë.

Artisti turk gjithashtu bëri bujë me deklaratën për trashëgiminë e tij, duke theksuar se nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve, por shtetit turk. Ai argumentoi se pasurinë e ka krijuar vetë dhe se secili duhet të ndërtojë rrugën e tij në jetë, duke shtuar se emri “İbrahim Tatlıses” është trashëgimia më e madhe që u ka lënë.

Në fund, ai njoftoi fansat për projekte të reja muzikore, përfshirë publikimin e këngës “Baboş” këtë javë, si dhe dha një parashikim sportiv duke deklaruar se në derbin e ardhshëm “Fenerbahçe do të fitojë”.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Mesazh i forte i Ambasades Amerika, ja kujt i drejtohen
Next Post: Lajm fantastik për 200 mijë familje kosovare – Ja kush përfiton nga vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme