Vr*sja e Liridona Ademajt në Kosovë, dënohet me b urg përjetë Naim Murseli dhe Granit Plava! Ja sa vite do të bëjë Kushtrim Kokalla

Views: 0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite burgim, bëjnë me dije mediat në Kosovë.

Aktgjykimi u shpall nga gjykata në një seancë publike. Prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë për të tre të përfshirët, duke theksuar se vrasja e nënës së dy fëmijëve ishte e organizuar dhe e kryer në mënyrë të planifikuar.

Bashkëshorti i Ademajt, Naim Murseli organizoi vrasjen për motive personale ndërsa Plava kreu ekzekutimin me ndihmën e Kokallës.

Si ndodhi vrasja?

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Naim Murseli u akuzuar se organizoi vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt,

Naim Murselin e Granit Plavën. Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur të martën.

Në përditësim…

Leave a Comment