Madje numri i baktereve në feçet e tyre u ul. Është interesante që këto efekte janë të pavarura nga kafeina, sepse kafeja pa kafeinë ka pasur një efekt të ngjashëm në tretjen e tyre”, tha autori kryesor i studimit, Xuan Zheng Shi, për britaniken “Mirror”.
Supozohet se efekti laksativ i kafesë është për shkak të vetive të saj acidike. Është vërtetuar se nivelet më të larta të acidit të stomakut, i cili krijohet falë acidit klorogjenik në kafe, aktivizon punën e sistemit tretës. Pra, herën tjetër që kafeja ju detyron të vizitoni tualetin, sigurohuni që është kafe dhe gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj.
Shumë njerëz pyesin nëse kafeja është e shëndetshme për trupin tonë, kjo është një pyetje që ekspertët e bëjnë shpesh. Natyrisht që i jep organizmit shumë përfitime, por ka ende disa gjëra që duhet t’i kushtoni vëmendje.
Kafeja është një antioksidant i rëndësishëm. Një filxhan kafe e zezë e pastër në stomak bosh stimulon prodhimin e acidit në stomak, i cili nuk është veçanërisht i dobishëm për njerëzit me gastrit./abcnews.al