Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on April 17, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 753

Përse duhet ta godasim Italinë? Ne e duam popullin italian, futbollin, ushqimin. Duam Romën, Kolosseun, Riminin, Pisën, Milanon, Napolin, Siçilinë dhe gjithçka që është mes tyre”. Ky lajm i forte nga Irani zyrtar ka trazuar rrjetin, i cili e ka cilesuar deklaraten si nje sfide e hapur per presidentin e SHBA-ve.

Nga zyrtarë iranianë mbërrin një përgjigje ndaj deklaratave që presidenti amerikan Donald Trump bëri për Corriere della Sera ku u shpreh se Irani ka armë bërthamore që e hedhin Italinë në erë për dy minuta.

Reagimi i cituar nga vetë gazeta e njohur italiane, vjen nga ambasada e Iranit në Tajlandë përmes një postimi në platformën X, ku nënvizohet admirimi për Italinë, një qasje kjo që sipas Corrieres mund të ketë edhe një tjetër interpretim:

Strategjia që ajatollahët po përdorin pas dështimit të bisedimeve në Islamabad mund të jetë ushqimi i ndasive në radhët e një Bashkimi Europian të brishtë me pasigurinë, mosvendosjen dhe frikërat e tij.

Trump më herët e kritikoi ashpër kryeministren Meloni, një nga aleatët e tij kryesorë europianë, për shkak të mosgatishmërisë së saj për t’u bashkuar me luftën me Iranin, e pati një përplasje me të edhe lidhur me Papën Leoni XIV. “Jam i shokuar prej saj.

Mendova se kishte guxim, por gabohesha”, tha ai në intervistën për Corriere della Sera. Intervista u botua një ditë pasi Meloni dënoi si “të papranueshme” kritikat e Trump ndaj Papës, në vazhdën e thirrjeve të përsëritura të Atit të Shenjtë për t’i dhënë fund ndërhyrjes së SHBA-së në Iran.

Meloni, udhëheqëse konservatore e Italisë që nga tetori 2022, ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Trump në Europë dhe shpesh kërkon të veprojë si ndërmjetës midis pikëpamjeve të ndryshme amerikane dhe europiane.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet
Next Post: E PAPRITUR – Irani ben reagimin E FUQISHEM per Italine, leshon lajmin qe po trazon rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme