Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

VJEN LAJMI I KEQ, ANULOHEN FLUTURIMET NE AEROPORTIN SHQIPTAR, KETË VERË..

Posted on April 12, 2026 By admin No Comments on VJEN LAJMI I KEQ, ANULOHEN FLUTURIMET NE AEROPORTIN SHQIPTAR, KETË VERË..
Post Views: 2,954

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet as këtë verë, anulohen fluturimet
Aeroporti i Vlorës nuk do të mund të nisë fluturimet këtë verë, duke sjellë që ndikimi i parë të jetë anulimi i kontratave turistike që agjencitë nordike kishin me operatorët turistikë shqiptarë.

Bëhet fjalë për ato kontrata të formës “allotment”, pra ku ka rezervim paraprak të dhomave por pa pagesa, që kryesisht ishin në rajonin e Vlorës. Autoritetet u kanë komunikuar këtë javë tur-operatorëve se hapja e aeroportit është e pamundur të bëhet pasi ende nuk ka arritur të marrë certifikimin.

Lajmi i mirë është që Shqipëria vijon të mbetet në kërkesat e tyre si destinacion për vitin tjetër, por lajmi i keq është që nordikët që do të vendoseshin në Vlorë me fluturime nga ky aeroport kanë anuluar për këtë vit. Ishin të paktën 3 chartera në javë.

Ky është viti i dytë që turizmi vuan pasojat e një Aeroporti që premtohet se do të hapet dhe nuk finalizohet. Edhe vitin e shkuar u përsërit e njëjta situatë ku charterat me turistë të planifikoheshin të uleshin në Vlorë në fakt u riskeduluan për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas me transferta me autobusë për në Vlorë.

Edhe këtë vit operatorët turistikë konfirmuan se kishin kontrata me garanci me agjenci të huaja për ulje nga Vlora dhe një pjesë e hoteleve kishin marrë disa këste si pagesa paraprake. Moshapja e aeroportit duket se do të jetë një tjetër “dhembje” koke për turizmin.

Çfarë po ndodh me Aeroportin
“Monitor” i kushtoi pak javë më parë një shkrim të zgjeruar situatës në Aeroportin e Vlorës. Aktualisht dy aksionerët kryesorë të konsorciumit që mban kontratën e aeroportit janë në një betejë ligjore me një sërë arsyesh komplekse teksa vetë qeveria ka qenë vëzhguese e kësaj situate.

Më herët aksioneri 2A Grup që ka aktualisht administrimin e shoqërisë tha se synonte që fluturimet të nisnin në muajin qershor edhe pse burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës i thanë “Monitor” se ky afat ishte i pamundur dhe se kompania kishte kërkuar shtyrje të afatit deri në shtator.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Vjen lajmi i madh per pensionet dhe karten e ndihmes
Next Post: Tr*gjike: Nderron jete 19-vjeçari shqiptar në një aksident fatal në Austri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme