Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Transporti publik në Tiranë drejt kolapsit, çfarë pritet nga e hëna

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Transporti publik në Tiranë drejt kolapsit, çfarë pritet nga e hëna
Post Views: 11,839

Shërbimi i transportit urban në Tirana mund të përballet me kufizime serioze ose bllokim që nga e hëna, pas paralajmërimeve të operatorëve për vështirësi të mëdha financiare që po rrezikojnë vijueshmërinë e linjave të autobusëve.

Aktivisti dhe përfaqësuesi i sektorit, Kostandin Foni, deklaroi se situata ka ardhur pas mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga shoqatat e transportit, pas rritjet së çmimit të karburanteve.

Ai tha se operatorët paralajmërojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për fatin e transportit urban në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për një bllokim të mundshëm të lëvizjes së përditshme të qytetarëve nëse nuk arrihet një marrëveshje emergjente.

“Bllokimi vjen nga mos reagimi apo mos marrja e masave nga institucionet përkatëse. Ne si shoqatë i kemi ezauruar të gjitha hallkat në mënyrë që zëri ynë të shkonte në institucionet përgjegjëse, që të mos arrihej deri këtu.

Operatorët ndodhen para faktit që nuk kanë mundësi financiare për vijueshmërinë e transportit. Java e ardhshëm është vendimtare, ose do të shlyejë pagat e punonjësve ose do të furnizohen me karburant.

Çmimi i naftës/ Transporti publik në Tiranë drejt

Ne jemi ulur në tryezë dhe kemi kërkuar ndihmë nga institucionet, kemi kërkuar riaktivizimin e paketës së emergjencës, kompensimi i vlerës së shtuar në litrin e karburantit. Punonjësit nuk kanë marrë ende pagën e muajit shkurt, ndërkohë që janë rritur shpenzimet e tyre me rritjen e çmimeve”, tha ai për “News 24”.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Rrjeti po cmendet/ Brikena kapet nga kamerat duke vjedhur sendet e Selinës?!
Next Post: Vjen lajmi i madh per pensionet dhe karten e ndihmes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme