Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Irani k*rcënon frikshëm Shqipërinë? Ish-Ministri ‘plas’ të fortën: Ambasada e SHBA ka info nga…

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Irani k*rcënon frikshëm Shqipërinë? Ish-Ministri ‘plas’ të fortën: Ambasada e SHBA ka info nga…
Post Views: 1,096

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me tensionet në Iran dhe paralajmërimet e ambasadës amerikane për rreziqe të mundshme ndaj Shqipërisë.

Demiraj theksoi se njoftimet e ambasadës amerikane bazohen në informacione të vazhdueshme të inteligjencës, e cila operon 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit. Sipas tij, kur identifikohen indikacione për kërcënime apo sulme të mundshme terroriste nga aktorë shtetërorë, ambasadat amerikane paralajmërojnë menjëherë qytetarët e tyre në çdo vend.

Ai shtoi se përveç njoftimeve publike, ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë mes strukturave amerikane dhe institucioneve shqiptare, ku ndahen informacione të detajuara për të mundësuar marrjen e masave parandaluese.

“Këto struktura informojnë institucionet përkatëse shqiptare, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHISH-in, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për parandalim apo reagim,” u shpreh Demiraj.

Sipas tij, paralajmërime të tilla pritet të vijojnë edhe në të ardhmen, në varësi të rreziqeve dhe kërcënimeve që evidentohen nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe ato evropiane, në kuadër të bashkëpunimit për sigurinë.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Një tjetër luftë pas Ukrainës dhe Iranit? Koloneli: Mund të ndodhë në fund të 2027-ës!
Next Post: Anijet amerikane po mbushen me municione! Trump jep alarmin: Do fillojme sulmet ndaj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme