Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Ejani se e vrava”/ Ngjarja në Nikël, autori dhe viktima ishin konfliktuar para disa ditësh

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on “Ejani se e vrava”/ Ngjarja në Nikël, autori dhe viktima ishin konfliktuar para disa ditësh
Post Views: 2,137

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Nikël.

Sipas informacioneve, ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë pas krimit. Viktima dhe autori mësohet se ishin fqinj, ndërsa mes tyre ekzistonte një konflikt i mëparshëm, detajet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar se si ka ndodhur ngjarja.

Eduart Afmataj është autori i vrasjes së Artur Çangut në Fushë Krujë pak më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Nikël, ndërsa gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se viktima dhe autori ishin fqinj.

Mes tyre kishin një konflikt, ndërsa ende nuk dihen detajet. Familjet përkatëse janë marrë në pyetje dhe nuk kane raportuar asnjë konflikt të mëparshëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja./Top Channel

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Irani zbulon një armë më të fortë se bomba atomike”, ish-ministri i Jashtëm zbërthen deklaratën
Next Post: Një tjetër luftë pas Ukrainës dhe Iranit? Koloneli: Mund të ndodhë në fund të 2027-ës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme