Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LAJM I MADH/ Publikohet dokumenti i NATO-s për Kosovën – Ja çfarë parasheh

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on LAJM I MADH/ Publikohet dokumenti i NATO-s për Kosovën – Ja çfarë parasheh
Post Views: 2,386

Sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova është prezantuar dokumenti i raportit vjetor të paraqitur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lidhur me situatën në NATO dhe paashtu në shtetet ku është NATO-ja.

Prania e NATO-s në Kosovë, thotë raporti, është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Mandati për rolin e Aleancës në Kosovë rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në vitin 1999.

Që atëherë, sipas raportit, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO ka punuar për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes. Ajo e bën këtë në bashkëpunim të ngushtë me BE, Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

NATO-ja, thotë raporti vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

Në vitin 2025, sipas raportit të Ruttes, KFOR-i vazhdoi të sigurojë stabilitet mes tensioneve të larta në veri të Kosovës dhe siç e quan sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kontekstit strategjik në zhvillim.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Trump tërheq ushtarët amerikan nga Evropa. Ja nga cilët shtete
Next Post: Gruaja fshihet nën shtrat për t’i bërë shaka burrit, ndalet kur ai mbyll derën… (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme