Detaje te reja nga ngjarja qe befasoi vendin

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një tjetër në fshatin Verjon.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.

Sipas raportimit të mediave, mësohet se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë, e cila dyshohet se është bërë nga vetë Eduart Afmataj. Ai ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Artur Cangut.

Vrasja tronditëse në Nikël, gjendet trupi i viktimës!

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të dyshuar si i vrarë ose i plagosur, i cili ende nuk është lokalizuar. Policia njofton me urgjence se personi eshte ne arrati dhe se gjithkush qe ka informacion te vihet ne dispozicion.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël, ku Eduart Afmataj, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.

Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e autorit të këtij krimi, shtetasit Eduart Afmataj.

Ndërsa ende nuk dihen arsyet e plota për shkakun e kësaj ngjarje, ndërsa mediat raportojnë se është gjetur në fshatin Kurcaj në Nikël të Fushë-Krujës, trupi i pajetë i Artur Cungut.

Raportohet se viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Leave a Comment