Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora, nëse…”/ Ministrja Kumbaro shpjegon PROGRAMIN

Posted on April 10, 2026 By admin No Comments on “Mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora, nëse…”/ Ministrja Kumbaro shpjegon PROGRAMIN
Post Views: 2,485

Ministria e Arsimit ka vendosur të rrisë pagesën për mësuesit dhe bashkëpunëtorët që angazhohen në programet pas orarit mësimor.

Sipas njoftimit të bërë nga Mirela Kumbaro, shpërblimi për këtë angazhim do të dyfishohet, duke kaluar nga 500 në 1000 lekë për orë pune.

Kjo nismë lidhet me programin “pas shkolle”, i cili synon që nxënësit të qëndrojnë në ambientet e shkollës edhe pas përfundimit të orëve mësimore, për të kryer detyrat ose për t’u përfshirë në aktivitete të ndryshme edukative dhe krijuese. Përveç stafit aktual të arsimit, thirrja është zgjeruar edhe për mësues në pension, si dhe për profesionistë nga fusha të ndryshme si arti, muzika apo zanatet.

Vendimi i Këshilli i Ministrave synon të nxisë përfshirjen e komunitetit në edukimin e fëmijëve dhe të garantojë një shpërblim më dinjitoz për kontributin e tyre në këto aktivitete jashtëshkollore, duke u dhënë shkollave edhe fondet e nevojshme për realizimin e tyre.

#viral

Interesting

Post navigation

Previous Post: I marrin jeten nenes se katër fëmijëve me vendim të familjes!
Next Post: Ra nga tarraca e hotelit, vd*s pronari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme