Views: 0
Një foto e kreut te Qeverise, kryeministres italiane Giorgia Meloni me Gioacchino Amico, i cili sot është i pandehur në procesin “Hydra” për lidhje me krimin e organizuar në Lombardi, ka ndezur polemika të forta në Itali.
Kjo foto është realizuar më 2 shkurt 2019, gjatë një aktiviteti të partisë “Vëllezërit e Italisë” në Hotel Marriott, Milano, përpara zgjedhjeve evropiane. Në atë kohë, Amico ishte arrestuar për mashtrim dhe aktivitete kriminale, por nuk njihej ende për veprimtari kriminale.
