Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë: BE-ja kërkon…

Posted on April 5, 2026 By admin No Comments on “Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë: BE-ja kërkon…
Post Views: 732

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë takimin e radhës me socialistët në njësinë numër 12, ku dha mesazhe të qarta për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se PS ka kapacitete të mira organizative, por nënvizoi se humbjet në disa Qendra Votimi lidhen kryesisht me mungesën e organizimit të duhur.

Rama theksoi se procesi i negociatave është në një fazë konkrete, ku institucionet në Bruksel monitorojnë nga afër çdo hap të ndërmarrë nga Shqipëria dhe raportojnë te vendet anëtare, të cilat marrin vendime me konsensus.

“PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV nuk e fiton dot, vetëm aty ku nuk bëhet puna aq sa duhet. Na duhet vetëdija që këtë punë dhe përpjekje, ne e kemi detyrë më të madhe sesa ndaj vetes apo për veten. Kjo arsye madhore është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës, afër dhe të hapur plotësisht.

Nuk mjafton. Mund ta kishim bërë të gjithën dhe sërish nuk mjafton. Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë brenda. Kemi detyrat sipas kalendarit që na kanë vënë ata. Unë e kam shpjeguar edhe në fushatë. Tani është konkrete, është Brukseli, janë të gjithë zyrat dhe nënpunësit që merren me reformat, ndjekin të gjitha masat, veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë si janë bërë punët, në kat të dytë janë 27 vende që ulen me konsensus për të marrë vendimin.

Çdo vendim i BE merret me konsensus, sot të gjitha vendet në kat të dytë thonë e duam Shqipërinë. Prandaj i kemi hapur të gjitha negociatat në kaq pak kohë, asnjë vend nuk e ka bërë më parë. Jemi vetëm ne këtë betejë, sepse të tjerët që nuk votojnë PS janë kundër nesh. Ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE”, tha Rama.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Ajo kishte një zakon të pazakontë: i ndërronte çarçafët çdo ditë, dhe askush nuk e dinte pse… derisa një ditë vjehrra e saj hyri në dhomë dhe zbuloi një sekret që i preku zemrën
Next Post: Ekspertja jep lajmin e fri kshëm! Mos hani më byrekë, ja çfarë na ndodh kur e konsumojmë këtë produkt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme