Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gazetari: Balluku do të akuzohet për drejtim organizate krîminale

Posted on April 5, 2026 By admin No Comments on Gazetari: Balluku do të akuzohet për drejtim organizate krîminale
Post Views: 889

Gazetari Poli Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar zhvillime të reja nga organet e drejtësisë. Sipas tij, hetimet e nisura nga SPAK janë intensifikuar ndjeshëm, me një grup prej rreth 10 hetuesish që po punojnë mbi çështjen, veçanërisht në drejtim të verifikimit të pasurisë.

Ai theksoi se fokusi kryesor aktual është analiza e burimeve financiare dhe dokumentacionit përkatës.

Hoxha u shpreh ne nje emision televiziv se materiali hetimor i deritanishëm, që sipas tij përbëhet nga rreth 16 mijë faqe, përfaqëson vetëm “majën e ajsbergut”, duke lënë të kuptohet se hetimet mund të thellohen edhe më tej.

Ai shtoi gjithashtu se pas vendimit të fundit të gjykatës për sekuestrimin e dhjetëra pajisjeve, prokuroria po tregohet skrupuloze dhe pritet të ndërmarrë masa të reja në vijim. Në deklaratën e tij, gazetari ngriti pretendimin se Belinda Balluku mund të përballet jo vetëm me akuza për korrupsion, por edhe për drejtim të një organizate kriminale, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të mundshëm në fazat e ardhshme të hetimit.

“Për Ballukun u mblodh dhe grupi parlamentar. Gjërat e vërteta janë atje ku është ‘hamxhiu’ prokurorët e çështjes. Nga pikëpamja e SPAK, grupi që po heton është bërë me 10 hetues, është bërë një BKH në këtë rast, sidomos te hetimi i pasurisë. Në të gjitha rastet, te këta që kanë qenë ministra, janë përdorur shumë gjëra.

Kur u mor vendimi i gjykatës para pak ditësh për sekuestrimin e 90 aparaturave, pasi po tregohen skrupuloz. Do të shkohet me një masë të re, shpejt e shoh këtë gjë. Këtë radhë, aq sa dimë dhe sa kanë dalë, me 16 mijë faqe që kanë dalë, është vetëm maja e ajsbergut. Zonja Balluku do të përfundojë me akuzën për organizatë kriminale, më keq nga të gjithë. Përveç korrupsionit që s’ia kanë kaluar akoma. Se do i dalë te hetimi i pasurisë.”, tha ai.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Ledion Liço i jep përgjigjen thumbave të Arbana Osmanit: “Kështu është kur të ngel…”
Next Post: Njarja e rende shokon Durresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme