Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ledion Liço i jep përgjigjen thumbave të Arbana Osmanit: “Kështu është kur të ngel…”

Posted on April 5, 2026 By admin No Comments on Ledion Liço i jep përgjigjen thumbave të Arbana Osmanit: “Kështu është kur të ngel…”
Post Views: 1,778

Përplasja në distancë mes dy formateve më të ndjekura të momentit dhe moderatorëve të tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e hapur.

Pas disa thumbimeve dhe komenteve indirekte që Arbana Osmani ka bërë gjatë netëve të “Ferma VIP”, ka ardhur momenti i kundërpërgjigjes nga ana e Ledion Liços.

Në nisje të Prime-it të sotëm të “Big Brother VIP”, Ledioni ka zgjedhur ta hapë spektaklin me një shprehje mjaft domethënëse, e cila është marrë menjëherë nga publiku si një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-moderatoren e këtij formati.

“A jemi ne nga ata njerëz që na ka ngecur sahati në të shkuarën dhe bëjmë sikur kemi ecur përpara por kokën e kemi mbrapa,” ishin fjalët e tij.

Kjo deklaratë, interpretohet si një “goditje” e qartë ndaj komenteve të Arbanës, pasi gjatë moderimit të Ferma Vip, në një situatë debati pa nivel mes banorëve, ajo iu drejtua ashpër me fjalët: “është tjetër emision ai”.

Përmes kësaj fjalie, Ledioni lë të kuptohet se pavarësisht se Arbana ka nisur një rrugëtim të ri televiziv, ajo vazhdon të mbajë vëmendjen e kthyer nga e shkuara e saj.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves
Next Post: Gazetari: Balluku do të akuzohet për drejtim organizate krîminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme