Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Posted on April 5, 2026 By admin No Comments on Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Post Views: 2,759

Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas vdekjes së dy emigrantëve të paligjshëm në një zonë malore.

Ngjarja ka ndodhur në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur “Qyngji” ku dy shtetasit e huaj, të moshës rreth 20–22 vjeç, për të cilët dyshohet se janë emigrantë nga Afrika u gjetën pa shenja jete.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së tyre.

“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…
Next Post: Mjeku jep urdhër: Nëse vuani nga tiroidet, duhet të hani këto ushqime menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme