Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Sherr në Burgun e Durrësit, rrhet njeri i fuqishëm (foto)

Posted on April 5, 2026 By admin No Comments on Sherr në Burgun e Durrësit, rrhet njeri i fuqishëm (foto)
Post Views: 1,696

Një incident i rëndë është regjistruar në burgun e Durrësit, një institucion që prej kohësh është përfolur për skandale të njëpasnjëshme.

Sipas burimeve për JOQ Albania, në ambientet e këtij burgu ka ndodhur një konflikt mes të burgosurve, i cili fillimisht ka nisur me debate dhe ofendime verbale, për të përfunduar më pas në dhunë fizike.

Në sherr janë përfshirë tre persona. Bëhet fjalë për Glerad Berdica alias Gusholli dhe Kledi Çyrbja, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj ish-presidentit të klubit Korabi, Fehmi Mëziun, i dënuar për prostitucion.

Ndërhyrja e policisë së burgjeve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës, ndërsa dy prej të përfshirëve janë vendosur në izolim. Për gjendjen shëndetësore të Mëziut nuk ka ende informacion të qartë.

Sipas po të njëjtave burime drejtoria e burgut po tenton fshehjen e ngjarjes që të mos marrë vëmendje publike. Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, nga i njëjti institucion u arratis në mënyrë spektakolare Altin Ndoci, i akuzuar nga SPAK për vrasje dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë.JOQ

Interesting

Post navigation

Previous Post: Lajmi i zi për Rudina Xhungën! Bashkëshorti i saj bën njoftimin e trishtë (foto)
Next Post: Fluks i lartë në doganën e Kakavijës, radha e automjeteve drejt Greqisë arrin 3 kilometra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme