Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza hedh nënën nga shkallët, e lë të plagosur dhe merr arratinë

Posted on April 4, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza hedh nënën nga shkallët, e lë të plagosur dhe merr arratinë
Post Views: 1,528

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza shtyn nënën, e lë të plagosur dhe merr arratinë. Lajmi bëhet i ditur për noa.al nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasen I. S., 37 vjeçe, banuese në Durrës

Gruaja e re e cila dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ka shtyrë nga shkallët nënën e saj dhe si pasojë e moshuara ka mbetur e plagosur me dëmtime në këmbë.

Pas ndihmës mjekësore e dëmtuara është larguar në banesë pa probleme.

Sakaq e reja menjëherë pas krimit e ka lënë nënën në atë gjendje dhe ka marrë arratinë duke u larguar në drejtim të paditur dhe tani është në kërkim. Fakti bëhet më shqetësues sepse ajo mund të jetë rrezik edhe për njerëz të tjerë në kushtet kur është e sëmurë psikike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Interesting

Post navigation

Previous Post: U rrëzua në fushë dhe nuk u ngrit më, futbollisti ndahet nga jeta në mënyrë tragjike
Next Post: Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme