Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Agron Duka tradhton Berishën? JA cfare ndodhi

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Agron Duka tradhton Berishën? JA cfare ndodhi
Post Views: 2,065

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e shohin atë si zgjedhjen e duhur për kryeqytetin.

Së fundmi, ka befasuar deklarata e kreut të Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Dukës, një aleat i vjetër i Sali Berishës, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen e tij për Braçen.

Në një intervistë për News 24, Duka u shpreh se e sheh Braçen si një kandidat të ndershëm dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme, të aftë të sjellë përmirësime për Tiranën.

“Nëse Braçe vendos të kandidojë, unë do t’i jap votën time. Është një njeri që ia vlen, me eksperiencë dhe kontribut më të madh se shumë të tjerë brenda PS-së. Ka gjithashtu një nuhatje të mirë politike. Erion Braçe, kam simpati personale, ndoshta se është marrë edhe me bujqësinë dhe kemi pasur mendime të afërta. Është i duhuri për bashkinë e Tiranës.

Si njeri është i ndershëm, do i bënte mirë Tiranës, ka eksperiencë të jashtëzakonshme. Për të vënë kandidaturën, kryetari i partisë sheh problematikat që paraqet një kandidaturë. Votat i ka edhe sigla e partisë..Unë e deklaroj, nëse del Braçe i jap votën time, është njeri që ja vlen. Ai ka eksperiencë dhe kontribut më shumë se Rama në PS. Ka edhe nuhatje politike” u shpreh Duka.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %
Next Post: FURTUNË NË POLICI/ Nga Shefi i Komisariatit tek ish-agjenti i policisë në Peqin, shkarkohen 7 zyrtarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme