Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Lajm i madh nga Gjermania për pensionet – mërgimtarët duhet ta lexojnë patjetër!”

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on “Lajm i madh nga Gjermania për pensionet – mërgimtarët duhet ta lexojnë patjetër!”
Post Views: 2,223

Sistemi i pensioneve në Gjermani duhet të ndryshohet thellësisht dhe urgjentisht.Këtë thirrje e ka bërë drejtori i Deutsche Börse (kompani gjermane e tregjeve financiare) Stephan Leithner, që tha se shteti po shpenzon gjithnjë e më shumë para për ta mbajtur atë sistem në funksion.
Ai shtoi se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë gjatë.

“Nuk mund të rrimë më duarkryq ndërsa gjithnjë e më shumë para nga buxheti federal nevojiten për të mbuluar boshllëqet në sistemin e pensioneve,” tha Leithner për Dpa, përcjellë KosovaPress.

Sipas tij, pensionet në Gjermani bazohen në tre burime kryesore – pensioni nga shteti, pensioni nga puna (kompanitë) dhe kursimet private të individëve.

Ai theksoi se njerëzit duhet të kursejnë më shumë vetë, përmes investimeve apo kursimeve personale.

Leithner tha se qeveria gjermane ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, përfshirë planet për një llogari investimi të mbështetur nga shteti dhe një skemë pensioni që fillon herët, sipas së cilës fëmijët do të marrin kontribute mujore nga shteti.

Drejtori i Deutsche Börse gjithashtu kërkoi një kontribut më të madh fillestar në lindje, për secilin fëmijë, duke sugjeruar një pagesë të vetme prej 4 mijë euro(4 mijë e 591 dollarë) për të përfituar nga interesi i përbërë me kalimin e kohës.

Po ashtu, ai propozoi që çdo kontratë pune të përfshijë automatikisht edhe një skemë pensioni nga punëdhënësi.

Drejtuesi i bankës shprehu besim se një komision i emëruar nga qeveria për pensionet do të punojë mbi këto masa për të nxjerrë një rezultat të mirë, deri në mesin e vitit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se qeveria synon të ribalancojë tre shtyllat e sistemit të pensioneve këtë vit dhe të rregullojë më mirë këtë sistem.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Ambasada e Kosovës në Austri del me një paralajmërim – ja çfarë duhet të dini!”
Next Post: “A po vjen rritja e pagave dhe pensioneve? Përgjigjja e kryeministrit po bën bujë!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme