Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajmi i fundit:Ngjarje e rende ne Rinas

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Lajmi i fundit:Ngjarje e rende ne Rinas
Post Views: 21,722

Një situatë e rrezikshme është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra pranë mbikalimit, ku një person ka shkaktuar panik mes kalimtarëve.

Sipas informacionit të siguruar nga një dëshmitar, autori fillimisht ka përplasur katër automjete në zonë dhe më pas ka dalë nga mjeti duke kërcënuar dhe ndjekur qytetarët me një hanxhar në dorë.

Në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët dyshohet se janë pjesë e strukturave speciale të Marinës.

Ata kanë reaguar menjëherë, duke ndërhyrë për neutralizimin e personit, i kanë marrë armën e ftohtë dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë së Shtetit.

Më pas, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, është shmangur një ngjarje më e rëndë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga incidenti.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2-3 Prill 2026)
Next Post: Pse po qesh?”/ Rama kapet me studentin e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme